Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abelard Tahiri: 10 ditët e ardhshme do të përcaktojnë 10 vitet e ardhshme të Kosovës, bashkë – përpara

Gazeta10
15 December 2025 - 21:29

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se 10 ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës, duke theksuar se vendi ka humbur pesë vite të tëra në përçarje dhe kaos.

Në një takim me mbështetësit e PDK-së në Prishtinë, para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, Tahiri tha se Kosova ka nevojë për stabilitet, drejtim të qartë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ai theksoi se qeveria e re, e udhëhequr nga kandidati për kryeministër Bedri Hamza, do të angazhohet për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe shpresës për qytetarët.

“Bashkë. Përpara!”, përfundoi Tahiri mesazhin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.