Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abixhiku: Sulmi ndaj gazetarit është sulm ndaj fjalës së lirë

Gazeta10
12 April 2023 - 11:20

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Sulmi ndaj Valon Sylës është sulm ndaj fjalës së lirë ka thënë Abdixhiku teksa ka ftuar organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë, raporton Gazeta10.

“Sulmi ndaj gazetarit Syla, është sulm ndaj vet fjalës së lirë dhe mendimit të lirë – shtylla thelbësore të vet demokracisë. Angazhimi ynë për një shoqëri të lirë dhe demokratike nënkupton angazhimin për mbrojtjen e fjalës së lirë të secilit. Prandaj sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj këtij angazhimi. Ftoj organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.