
Njohësi i politikave të jashtme, Emir Abrashi i ka quajtur të pafalshme gabimet e lëshuara në deklarata të ministrës së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Abrashi në Info10 po ashtu ka kritikuar qasjen e kryediplomatës karshi postimit të saj të fundit duke fajësuar Rusinë pa u konfirmuar burimi i raketave të rëna në territorin e Polonisë, shkruan Gazeta10.
“Në çdo postim kemi gabime. Kjo është e pafalshme. Deklaratat e MPJ-së, më shumë i përngjajnë manifesteve partiake sesa deklaratave që i nënshtrohen rregullave të diplomacisë. Sa i përket twett-it të fundit, ishte i patakt, i pamatur dhe kishte tri probleme. E para është përdorur gjuhë jodiplomatike, e dyta kishte ardh në konkluzione vet ministrja asni pse s’kishe reagim zyrtar nga instutcionet polake”, tha Abrashi në Info10./Gazeta10