Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Adelina Tahiri gjendet me familjen mes përmbytjes masive në Dubai, si është gjendja e këngëtares

Gazeta10
17 April 2024 - 13:20

Stuhia që ka përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, vazhdon ta kërcënojë vendin edhe më shumë duke shkaktuar përmbytje masive. Fluturimet ajrore janë anuluar për shkak se aeroporti është përfshirë tërësisht nga uji.

Ndërkohë rrjetet sociale janë mbushur me pamje tronditëse nga Dubai, ku vendi që jemi mësuar ta shohim mbi luks, shfaqet i zhytur nën ujë.

Në Dubai momentalisht ndodhet edhe këngëtarja shqiptare, Adelina Tahiri e cila ka ndarë gjithashtu në InstaStoy disa pamje nga përmbytjet.

Nga postimet e pak ditëve më parë, Adelina ka treguar se në Dubai ndodhet me familjen dhe ka publikuar edhe foto me të birin. Prandaj gjendja mund të jetë më e rënduar për këngëtaren.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.