Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ademaj: Shqipëria ka qenë në këso situate si Kosova pas “EURO 2016”, por u rikthye fuqishëm

Gazeta10
15 October 2023 - 22:51

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së Kosovës e Shqipërisë në këto kualifikime.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Arbnora Ademaj, Arbër Loxha, Mefail Bajqinovci e Arlind Sadiku.

Në lidhje direkte nga Shqipëria janë Klodian Duro dhe Altin Sulçe.

Gjatë diskutimit për Kosovën, aktorja, Arbnora Ademaj tha se situatën e njejtë që po kalon Kosova sot e ka kaluar edhe Shqipëria.

“Pas kampionatit evropian të vitit 2016, Shqipëria kaloi disa momente shumë të vështira, por tash po paraqiten shumë mirë, madje janë afër të shijojnë edhe një sukses tjetër” – tha ajo.

Tutje, ajo pati edhe një ‘këshillë’ për shtetin e Kosovës dhe për FFK-në.

“FFK-ja duhet të ketë përkrahje financiare edhe nga shteti i Kosovës në përzgjedhjen e trajnerit.” – përfundoi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.