
Analisti politik Naim Hajra në emisionin “Gazeta” ka vlerësuar se Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi kanë qenë më shumë administratorë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) sesa liderë të saj.
Sipas Hajres, PDK-ja duhet të zgjedhë një lider që mund t’i bëjë ballë kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë.
“Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi kanë qenë kryesisht administratorë të partisë dhe jo lider, d.m.th. ata edhe vetën s’e kanë portretizu si liderë të partisë. PDK-ja do të duhej ta zgjidhte një lider që i ka me i bë karshillëk Albin Kurtit dhe Qeverisë”, tha Hajra./Gazeta10