
Afaristi i njohur kosovar që vepron në Gjermani, Isak Neziri ka deklaruar që fokusi i tyre si afaristë në diasporë duhet të jetë ngritja profesionale e të rinjve, përgatitje e tyre për tregun e punës, konkurrent me tregun evropian, zhvillimi i shkathtësive të punës dhe pastaj tërë atë background dhe kapital të fituar në diasporë ta investojmë në Kosovë, në hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Sipas tij gjithë këtë përvojë që marrim në evropë, gjithë atë kapital dhe rrjet të kooperimit në biznes ta kthejmë në mundësi për zhvillim të Kosovës, përmes investimeve që duhet të bëjmë secili nga ne në vendlindjen tonë.
“Liberalizimi i vizave nuk mundëson punësim në zonën schengen por gjithësesi është një mundësi e mirë që të rinjtë realitetin e evropës ta shohin për së afërmi dhe të binden që edhe Kosovën mund ta bëjmë vend të mundësive. Kjo sigurisht kërkon mund dhe sakrificë por këtë ia kemi borxh secili nga ne”, ka shkruar Neziri në rrjetin social “Facebook”.
Sai në fund ka thënë se “është koha që t’i kthehemi Kosovës, dikur me pushkë për të mbrojtur nga pushtimi, sot për ta zhvilluar ekonomikisht e për ta bërë konkurrente në tregun evropian”. /Gazeta10/