
Agjencia për Parandalimin e Koorrupsionit, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se vetëm 14.4% e zyrtarëve shtetërorë e kanë deklaruar pasurinë ndërsa 23.3% e tyre kanë filluar plotësimin e deklarimit.
Agjencia përmes këtij njoftimi ka bërë edhe thirrje për zyrtarët që obligohen me ligj ta deklarojnë pasurinë, ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë.
Postimi i Agjencisë:
Përditësim ditor:
– 685 zyrtarë, rreth 14.4 %, kanë dorëzuar deklarimin e pasurisë përmes platformës elektronike.
– 1059 zyrtarë, rreth 22.3 %, kanë filluar plotësimin e deklarimit të pasurisë.
Deklarimi i rregullt i pasurisë ka filluar me 1 mars dhe përfundon me 31 Mars.
Agjencia tashmë ka vënë në funksion deklarimin elektronik të pasurisë.
Ftojmë zyrtarët që obligohen me ligj, qe ta bëjnë sa më parë deklarimin e pasurisë!