Politiko

Afër vendit të ngjarjes në Ibër-Lepenc, Kajtazi: Njerëzit janë në panik, po blejnë masivisht ujë

Gazeta10
29 Nëntor 2024 - 23:25

Një shpërthim ka ndodhur këtë të premte në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Gazetari, Shkumbin Kajtazi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka dhënë detaje rreth këtij shpërthimi.

“E kemi pare rrjedhjen e vazhdueshme të ujit. Kishte forca të mëdha të armatosura. Policia është duke hetuar nëse ka gjurmë të dikujt që është larguar nga vendi i ngjarjes. Mund të konfirmoj se shpërthimi i kanalit të Ibër-Lepencit është bërë me një mjet shpërthyes.”, ka thënë Kajtazi.

“Është vërejtur mënjerëherë një panik. Njerëzit janë panikuar. Nga pamjet që i kemi pranuar, njerëzit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ble me qindra litra ujë ”, ka thënë Kajtazi. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.