Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Afro gjashtë të lënduar dhe viktima çdo ditë në rrugët e Shqipërisë

Gazeta10
28 July 2026 - 8:13

Çdo ditë në rrugët e Shqipërisë afro gjashtë persona lëndohen ose humbin jetën në aksidente rrugore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ngjarjet rrugore me pasojë jetën janë rritur me 6.8 % gjatë periudhës janar-qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporton tvklan.al.

Tirana mban numrin më të lartë si gjatë qershorit ashtu edhe në 6 muajt e parë të këtij viti.

Kjo rritje është reflektuar edhe në urgjencën kombëtare.

Sipas INSTAT afro 94%  e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

Grupmosha 35-44 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 28% të numrit total të aksidenteve.

E marta shënon edhe ditën me numrin më të lartë të ngjarjeve rrugore, në harkun kohor 19-24 të mbrëmjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.