Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Agim Ademi komenton vendimin e FFK-së për Vllazninë e Ulpianën

Gazeta10
21 April 2024 - 22:42

Emisioni “Kampionët” nis këtë të diel me një intervistë ekskluzive të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi komentoi vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës për t’i përjashtuar Vllazninë e Ulpianën.

Ai tha se vendimi, ndonëse ka qenë i rëndë për ta ka qenë i duhur.

“Ishte shumë e vështirë të merrnim vendim për ndeshjen Ulpiana – Vllaznia, por kishim fakte dhe duhej ta merrnim këtë vendim për të mbrojtur integritetin e garave”

Tutje, ai tha se tash e tutje, prezent në ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë do të jenë edhe policë nga Krimet e Rënda Ekonomike të Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.