Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Agim Ademi zgjidhet anëtar i Komitietit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s

Gazeta10
07 Tetor 2025 - 20:02

residenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është zgjedhur anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s, njofton FFK-ja.

“Ky emërim përfaqëson një sukses të madh për futbollin kosovar dhe është pa dyshim një njohje ndërkombëtare e kontributit të vazhdueshëm të presidentit Ademi në zhvillimin dhe avancimin e futbollit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në skenën ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Federatës.

“Komiteti për Marrëdhënie Institucionale ka një rol kyç brenda strukturave të FIFA-s. Ai këshillon dhe ndihmon FIFA-n në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me institucionet më të larta ndërkombëtare, si: Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe agjencitë e saj si UNESCO e UNICEF, organizatat qeveritare dhe joqeveritare në mbarë botën, si dhe shoqata të tjera ndërkombëtare të sportit”.

FFK-ja shkruan se përmes këtij komiteti FIFA ndërton bashkëpunium për promovimin e vlerave të futbollit sëi barazia, përfshirja, paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

“Përzgjedhja e presidentit Agim Ademi si anëtar i këtij komiteti është një dëshmi e rritjes së peshës së Kosovës në futbollin ndërkombëtar dhe një hap përpara drejt integrimit dhe diplomacisë sportive të mëtejshme të institucioneve të sportit kosovar në strukturat më të larta botërore”.

“Pas zgjedhjes në këtë komitet, presidenti Ademi ka deklaruar se ky emërim është një nder dhe përgjegjësi e madhe për të personalisht, por edhe për FFK-në si institucion: “Jam i nderuar që do të kontribuoj në një komitet kaq të rëndësishëm të FIFA-s. Ky është një sukses për gjithë futbollin kosovar dhe një dëshmi se puna jonë po vlerësohet në nivelet më të larta ndërkombëtare”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.