Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Agjencia e Menaxhimit Emergjent paralajmëron vërshime në Kosovë

Gazeta10
26 September 2022 - 17:39

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar përmes një komunikate për media se mund të këtë vërshime për shkak reshjeve të shiut ditëve në vazhdim në disa komuna të Kosovës.

Sipas tyre mbështetur në njoftimin paralajmërues nga IHMK_s, (Sektorit të Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), duke filluar nga pasditja e datës 25 deri më 27 shtator 2022, pritet të ketë reshje të shtuara shiu, e ku si pasojë mundë të ketë vërshime të shpejta në zona dhe komuna të cekura në dokumentin e bashkëngjitur paralajmërimit.

“Prandaj, për vëmendjen tuaj dhe sipas praktikës së deritanishme, mbështetur në dispozitat e ligjit Nr. 04/L–049 për Zjarrfikje dhe shpëtim , Neni 11 paragrafi 5 si dhe ligjin për Mbrojte nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera Nr. 04 /L–027, Ju rikujtojmë nevojën e ngritjes e nivelit të gatishmërisë, si përgatitjes së kapacitetit reagues :pajisjeve teknike dhe mbajtjes së gatishmërisë reaguese të Njësive tuaja në nivel te duhur, për të mundësuar reagim të shpejtë dhe efikas në rastet e vërshimeve të mundshme, për kërkim shpëtim, dhe sipas nevojës dhe kërkesave tjera të paraqitura” për mbrojtje shpëtim dhe ndihmë komunitetit të rrezikuar”, thuhet në njoftim.

AME ka thënë se duhet të mbahet komunikimim i vazhdueshëm për situatën me Qendrat Operative Emergjente -QOE 112, AME, përmes të cilave përcillni kërkesat eventuale për mbështetje qeveritare zonave të goditura.

Nga Rubrika
Lajme
01 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.