
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj here me detaje ekskluzive.
I ftuar në studio është edhe drejtori sportiv i Vllaznisë së Pozheranit, Agon Pira, i cili mohon kategorikisht trupimin e ndeshjes ndaj Ulpianës.
“Ndeshja me Ulpianën nuk ka qenë e trukuar, e them me bindje dhe siguri të plotë, nuk ka pasur asgjë të parregullt në atë ndeshje, kemi fituar me meritë” – tha ai.
Tutje, ai tha se vendimi i FFK-së për këtë ngjarja ka qenë i ngutshëm.
“Ka qenë vendimi i ngutshëm, edhe fëmijëve në shkollë marrin më shumë kohë t’i japin notë sesa FFK-ja që mori këtë vendim” – tha ai.
Në vazhdim, ai tha se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore deri në zbardhjen e rastit, për të cilën ata deklarohen të pafajshëm.
Vllaznia mposhti Ulpianën në Lipjan me shifrat 4-3, për të cilën ndeshje u vendos nga FFK-ja se ka qenë e trukuar dhe kështu dërgohet në Ligën e Dytë.