Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Agusholli flet për Gazetën10, tregon arsyen se pse u ulë tek ulëset e opozitës

Gazeta10
29 September 2022 - 17:38

Gramoz Agusholli – Deputeti i VV-së, përmes një video-adresimi për Gazetën 10 ka thënë se as ai as bashkëpartiaku i tij, Eman Rrahmani nuk janë distancuar nga kjo parti, por që janë ulur për të pasë qasje më të lehtë në bufe.

Agusholli ka thënë se nuk ka pasë asnjëherë distancë nga partia, që kjo të rritet, raporton Gazeta10.

“Sa i përket fotos që ka dalë mund të them se nuk ka asgjë të vërtetë nga lajmet që kanë dalë. Distancë në VV nuk ka pasë asnjëherë, që të rritet ajo. Thjesht, shpesh gjatë seancave i përdorim ato ulëse që janë të lira, që askush nuk i përdorë zakonisht, dhe ulemi që me pasë qasje më të lehtë që me dalë në bufe apo cfarëdo koftë ajo”, ka thënë ai për Kanal10.

Kjo deklaratë e Agushollit vjen pasi ai së bashku me Eman Rrahmanin, u panë të ulur gjatë seancës së sotme tek radhët e opozitës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.