Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti bënë thirrje për platformë kombëtare në raport me Gjykatën Speciale

Gazeta10
20 February 2025 - 9:47

Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti në emisionin e mëngjesit “Adresa e ankesave”, ka komentuar postimin e Richard Grenell në ditën e pavarësisë së Kosovës.

Grenell derisa ka uruar Kosovën për pavarësi, theksoi se Thaçi është duke munguar në këtë ditë pasi po gjykohet padrejtësisht në Hagë, raporton Gazeta10.

Në lidhje me këtë postim Arben Ahmeti ka kërkuar që të krijohet një platformë kombëtare në lidhje me Gjykatën Speciale.

Sipas Ahmetit, kjo mund të arrihet pasi të bashkohen të gjitha forcat politike të Kosovës, në mënyrë që një zëri të bëjnë adresimin e duhur.

“Do të ishte fantastike nëse do të kishte një koordinim në mes të Vetëvendosjes, Partisë Demokratikë të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës… natyrisht i takon VV-së që t’i thërras. Takohuni konsultohuni, mos bëjeni qeveri, por të paktën me Gjykatën Speciale, a mund të bëjmë një iniciativë të përbashkët”.

“Ne si shoqëri duhet të reagojmë në mënyrë politike ndaj kësaj gjykate, është definitivisht jo njerëzore që katër udhëheqësit e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, dy ish kryeparlamentarët, Krasniqi, Veseli dhe Rexhep Selimi që po mbahen atje pa një proces gjyqësorë”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.