
Gazetari dhe komentatori politik, Arben Ahmeti duke folur në një lidhje direkte nga Brukseli për gazetarin Kushtrim Sadiku në edicionin special të Kanal 10 ka deklaruar që nuk pret ndonjë marrëveshje mes dy palëve por që Kurti dhe Vuçiq do të dalin me një zgjidhje kreative të kësaj nate ku ata pranojnë në parim planin franko-gjerman por që nuk japin ndonjë afat për zbatimin e marrëveshjeve.
Ahmeti tutje ka treguar se Kurti dhe Vuçiq kanë takuar në takime të ndara edhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili sipas Ahmetit ka qenë i rreptë ndaj palëve në dialog dhe ka kërkuar nga ta që të përfundojnë sa më shpejtë marrëveshjen mes tyre.
Në bazë të asaj që po shihet sipas Ahmetit palët janë larg nga arritja e marrëveshjes./Gazeta10/