
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Avni Haxhiu (KF Trepça), Bekim Shotani (trajner), Hilmi Veliu (fotograf) dhe Mentor Zhdrella (ish-futbollist).
Gjatë diskutimit për licencimin e FFK-së, në linjë direkte është lidhur edhe Arianit Ahmeti, ish-zëvendës sekretar në Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Duhet përmendur se FFK-ja është licencuar përkohësisht vetëm me 22 klube, gjersa ka 9 vrejtje statutore.”, tha Ahmeti.
Tutje, ai iu drejtua edhe anëtarit të komisioni të këtij procesi të licencimit, duke thënë se i ka paralajmëruar më herët për këto shkelje.
“U kam dhënë zgjidhje, sugjerime e i kam kritikuar disa herë, mirëpo krejt këto kanë hasur në vesh të shurdhër.”, përfundoi Ahmeti.