
Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti, ka kujtuar profesorin universitar Belul Beqajn që ndërroi jetë sot, raporton Gazeta10.
Ahmeti ka treguar për emocionet që ia ka dhënë atij takimi me Belul Beqajn.
Tutje, Ahmeti ka thënë se Belul Beqaj ishte si Prizreni, me shpirt që gërsheton identitetin kombëtar si dhe multikulturalizmin.
Këtu keni statusin e plotë:
“Sa here e kam taku, ndegju e shiku Belul Beqajn e kam perjetu nje ndjenje prizrenalie. Jo vetem per shkak te theksit por edhe per shkak te rezonit multikulturor qe e jep kryeqendra shpirterore e shqiptareve. Qender qe ka te brymosur indetitetin kombetare me nje pranueshmeri dhe perqafim te jashtezakonshem te multikulturalitetit ballkanik.
I tille ishte Belul Beqaj. Si Prizreni.
Prehu ne paqe mjeshter”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10