Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ahmeti thotë se Kanal10 i janë bashkuar 40 kompani të reja, i falënderon ata

Gazeta10
10 Gusht 2022 - 23:16

Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti, ka thënë se Kanal10 i janë bashkuar 40 kompani të reja, raporton Gazeta10.

Ai i ka falënderuar ato teksa ka thënë se ky numër ka qenë i paimagjinueshëm.

“Janë rreth 40 kompani që na janë bashkuar, unë do të shfrytëzoj rastin një herë tjetër për t’i falënderuar një nga një. Është i paimagjinueshëm numri i kompanive që na janë bashkuar”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se i gjithë ky investim ka qenë për shkak të këtyre kompanive të cilat kanë marketing për dy-tri vite me Kanal10.

“Prej knaufit të cilin e kam përmendur shumë e deri tek dyert e dritaret është rezultat i 40 kompanive, të cilat na kanë ndihmuar dhe kanë pranuar që duke marrë marketing për nga kohë të gjatë, dy-tre vjet të ardhshme në kuadër të televizionit tonë, të na ndihmojnë me investimin” , ka thënë ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.