Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ahmeti: Vushtrria është në një pozitë që nuk na konvenon

Gazeta10
14 January 2024 - 23:13

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën e Ligës së Parë.

Të ftuar në studio janë: Avni Haxhiu, Sami Boroci, Betim Qerkini, Jeton Gashi, Shefki Dauti dhe Liridon Ahmeti.

Gjatë diskutimit, foli edhe Liridon Ahmeti, drejtor sportiv i KF Vushtrria.

Ai tha se në gjashtë mujorin e parë nuk kanë treguar paraqitje mjaft të mira.

“Pas paraqitjeve jo të mira në stinorin vjeshtor, gjendemi në një pozitë jo të mirë, dhe synimi ynë në pranverë është të rikthehemi në pozitat e para” – tha ai.

Tutje, ai tha se kanë mbyllur një marrëveshje me një lojtar, gjersa bisedimet po vazhdojnë me disa të tjerë.

“Jemi në bisedime me disa lojtarë, mirëpo nuk ka asgjë konkrete. Së fundmi kemi arritur marrëveshje me Valon Dedinë, i cili vjen në një pozitë që kishim shumë nevojë” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.