Gazeta10

“Ai është një gënjeshtar patologjik”, Tebas sulmon Rubialesin mes hetimeve për korrupsion

Këtë javë, Luis Rubiales u kthye në Spanjë nga Republika Dominikane dhe ai u dërgua menjëherë në paraburgim mes hetimeve në vazhdim për korrupsionin e dyshuar në Federatën Spanjolle të Futbollit, ku ai ishte president.

Rubiales po hetohet si pjesë e kësaj, me një nga fushat që pretendohet se është marrëveshja që pa që Superkupa e Spanjës të transferohej në Arabinë Saudite në vitin 2020.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, i ka mirëpritur këto hetime dhe ai shfrytëzoi një mundësi tjetër për të goditur Rubiales, me të cilin u përplas në disa raste gjatë viteve.

“Kam vite që denoncoj atë që po ndodh në Federatë dhe me disa drejtorë, jo të gjithë. Duhet të kishte ndodhur më herët dhe disa autoritete do të kishin marrë masat që duhej të merrnin me ankesat e bëra”, ka thënë fillimisht Tebas për Sport.

“Por, është mirë sepse na mundëson të përballemi me më shumë optimizëm të ardhmen e institucionit amë të futbollit që është Federata, sepse një pjesë e madhe e atyre që e kanë korruptuar atë institucion nuk janë më”.

“Kam parë një përmbledhje (të Rubiales) dhe mendoj se është përcaktuar shumë mirë nga xhaxhai i tij Juan. Ai është një gënjeshtar patologjik. Ata prej nesh që e njohin e kanë ditur këtë për një kohë të gjatë”, përfundoi i pari i La Ligas.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej