
Asociacioni i Komunave të Kosovës sot dorëzon padi kundër Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Gazeta10.
Këtë lajm e ka bërë të ditur dje në emisioni “Mëngjesi me Arben Ahmetin” drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, i cili ka thënë se komunat janë dëmtuar me miliona euro.
Arsyeja është moszbatimi i kontratës kolektive të cilën e ka nënshkruar niveli qëndror e ku barra financiare po i bie komunave.
Dorëzimi i padisë pritet të bëhet në orën 10:30. / Gazeta10