Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në Isniq, dy persona të lënduar

Gazeta10
28 June 2024 - 20:39

Një aksident mes një veture dhe një kamioni ka ndodhur sot në orët e pasdites në fshatin Isniq të Deçanit. 

Lajmi për Gazeta10 është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij aksidenti. 

Nga ky aksident dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit fillimisht janë dërguar në QKMF-Deçan, e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. 

Rasti sipas Policisë është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.