Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në Bulqizë, dy të lënduar

Gazeta10
01 June 2026 - 20:29

Një tjetër aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Shupenzë-Ura e Topojanit, në vendin e quajtur Boçevë, ku një makinë është përplasur me një makinë tjetër dhe për pasojë janë lënduar dy persona.

Njëra nga makinat ka ngelur e varur në pemë.

Qytetarët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë, ku kjo e fundit ka nisur hetimet.

Njëri nga të lënduarit është nisur në Spitalin e Traumës, ndërsa tjetri në spitalin e Bulqizës.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.