Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari

Gazeta10
25 Janar 2026 - 18:54

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Libofshë në fshatin Agim.

Një 35-vjeçar ka dalë nga rruga teksa ka qenë duke udhëtuar me motor dhe për pasojë ka marrë lëndime të shumta, shkruan A2 CNN.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.