Gazeta10

Aksident i rëndë në Rudar, 4 të lënduar

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën magjistrale Mitrovicë veri-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit, ku si pasojë e të cilit janë lënduar katër persona. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në rrugën magjistrale Mitrovicë veri-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit rreth ores 15:40 është raportuar për një aksident trafiku ku janë perfshirë 3 automjete, njësitet policore iu kane përgjigjur rastit, është njoftuar emergjenca dhe me të arritur në lokacion është konstatuar se aksidenti është me lëndime trupore dhe dëme material, raporton Indeksonline, përcjell Gazeta10.

Sipas informatave fillestare dyshohet se një nga automjetet e përfshira ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave tjera në këtë aksident. Katër persona raportohet se janë të lënduar në këtë aksident dhe janë përcjell për trajtim mjekësor, përderisa ekipet kompetente policore janë duke kryer hetime relevante për trajtimin e  rastit sipas procedurave ligjor”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës./Gazeta10/

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat