Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aksident i rëndë në SHBA-Kamioni përplaset me autobusin e studentëve, 6 viktima dhe shumë të plagosur

Gazeta10
15 November 2023 - 11:41

Një aksident i rëndë ka ndodhur në SHBA, pak pas orës 9 të mëngjesit në Ohio.

Sipas mediave të huaja, një kamion është përplasur me një autobus me studentë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 6 persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Përplasja e fortë ka shkaktuar zjarr, e për pasojë dy mjetet janë përfshirë nga flakët.

Deri tani nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet në vendin e ngjarjes. Po ashtu nuk dihet sesi paraqitet gjendja e personave të plagosur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.