Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në Shqipëri, 4 të vdekur dhe 2 të lënduar

Gazeta10
17 March 2024 - 21:40

Katër persona kanë ndërruar jetë në një aksident në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.

Njëra makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.

Nga përplasja kanë ndërruar jetë katër persona ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Këta të fundit janë transportuiar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.