Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, pranë vendit të quajtur Kafaraj.
Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Mercedez Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë shoferi ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor dhe po punon për shkaqet e aksident të rëndë.