Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident me fatalitet në Fushë-Krujë, vdes një 65 vjeçare

Gazeta10
24 Prill 2026 - 22:19

Një aksident me pasojë vdekjen e një pasagjereje dhe dëmtimin e tre të tjerëve ka ndodhur rreth orës 17:10, në kryqëzimin e fshatit Gramëz në Fushë-Krujë.

Automjeti me drejtues shtetasin e Shqipërisë N. R., rreth 73 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues R. M., rreth 22 vjeç.

Nga aksidenti, siç raporton A2, ka vdekur T. L., 65 vjeçe, u plagosën dy drejtuesit e automjeteve, si dhe një këmbësore, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja T. L., 65 vjeçe (pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin N. R) si dhe janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një këmbësore shtetasja A. S., rreth 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.