Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident me fatalitet në Sllatinë – këmbësori goditet për vdekje

Gazeta10
18 February 2023 - 22:59

Në Sllatinë një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë.

Në rrugën nacionale Prishtinë-Pej, konkretisht në Sllatin, ka ndodhur një aksident fatalitet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Gazetën Nacionale vdekjen e këmbësorit si pasojë e plagëve të marra nga goditja e veturës.

Stafi mjekësor në vendngjarje ka konfirmuar vdekjen e tij.

Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila dyshohet se është aksidentuar një këmbësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se këmbësori është pa shenja jete. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla.” – tha Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.