Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident mes dy motorëve në Sllatinë, lëndohen dy persona/PAMJE

Gazeta10
26 May 2024 - 18:37

Dy motorë janë aksidentuar në fshatin Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë.

Si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të lënduar.

Kjo ka krijuar kolona disa kilometershe në drejtim të Prishtinës.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Sllatinë). Njësiti policor njofton se në aksident janë përfshirë dy motorë dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësiti policor është marrë me aksidentin duke e trajtuar atë”, tha ai.

Gazeta10 ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.