
Një aksident trafiku ndërmjet dy veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lupq.
Gazeta10 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, derisa janë krijuar kolona të gjata.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar./Gazeta10/