Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Mitrovicë, vdes 26-vjeçari

Gazeta10
27 May 2024 - 20:30

Një 26 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Kështu bën të ditur policia përmes një njoftimi.

“Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.