Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Aksident në rrugën “C” në Prishtinë, përfshihen pesë vetura dhe dy këmbësor

Gazeta10
14 May 2023 - 22:30

Një aksident trafiku ka ndodhur në orën 21:00, në rrugën “C”, në Prishtinë, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress-it se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5 automjete; tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.