Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Aksident trafiku mes trenit dhe veturës në Drenas

Gazeta10
16 Tetor 2022 - 10:27

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Baicë të komunës së Drenasit mes një veture dhe trenit, raporton Gazeta10.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, tha Ahmeti./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.