
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në zonën e njohur si ‘Kroi i Mbretit’.
Në një video të publikuar nga mediumi lokal “Klina.info”, shihen dy vetura të përplasura me njëra-tjetrën.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Aksidenti ka ndodhur në një ditë kur në pjesë të ndryshme të Kosovës po mbizotërojnë reshjet e shiut.