
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.
Përplasja e disa veturave ka ndodhur pikërisht në segmentin në Shkabaj, aty ku më herët ishte shembur rruga dhe që së fundmi ishte rindërtuar.
Në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa dyshohet se ka persona të lënduar.