Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidenti i rëndë në Shqipëri: 7 emigrantët e vdekur janë nga Pakistani

Gazeta10
03 April 2024 - 16:10

Policia shqiptare bëri ditur se 7 emigrantët që humbën jetën dje një aksident janë nga Pakistani.

Sipas policisë migrantët janë të moshave 28 deri në 32 vjeç dhe 3 prej tyre janë identifikuar.

Policia tha se ka identifikuar edhe 3 shtetas që dyshohet se kanë bashkëpunuar me drejtuesin e automjetit, që transportonte migrantët nga kufiri jugor me Greqinë drejt Shkodrës, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident.

Sipas policisë dy nga këta shtetas, banues në Shkodër, janë arrestuar, ndërsa personi i dyshuar si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale është në kërkim.

Avokati i Popullit tha përmes një deklarate se ka përcjellë me shqetësim të thellë ngjarjen e rëndë të aksidentit tragjik në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, që solli për pasojë 8 viktima.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.