Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidentohet autobusi në Duboc të Vushtrrisë – vdes shoferi, disa nxënës të lënduar

Gazeta10
13 March 2025 - 13:52

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Vushtrri.

Aksidenti ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi i kësaj linje Hajzer Sadiku dhe janë lënduar disa nxënës.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili tha se lajmin për vdekjen e tij e mori me pikëllim.

”Në emër të Komunës tonë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sadiku, ndërsa nxënësve të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Idrizi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.