Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion i madh në Tabanoc, Dogana parandalon kontrabandimin e gjysmë milioni eurove

Gazeta10
20 May 2026 - 16:17

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar 500 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc.

Drejtori i Doganës, Boban Nikollovski tha se është parandaluar një përpjekje për transferim të paligjshëm të parave të gatshme.

Ai informoi se paratë janë gjetur në një bunker të ndërtuar posaçërisht në një minibus, të paketuara në qese.

Komunikata:

Drejtoria e Doganave me sekuestrimin më të madh historik të devizëve prej gjysmë milioni euro

Sektori i Kontrollit dhe Hetimeve, përmes Departamentit për Punë Operative, parandaloi një përpjekje për transferim të paligjshëm të parave të gatshme në shumën prej gjysmë milioni euro të gjetura në një bunker të ndërtuar enkas në një minibus, që rezultoi në sekuestrimin më të madh historik të valutës së huaj, theksoi drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski, në një konferencë për shtyp ku informoi për rastin.

Devizet dhe automjeti janë konfiskuar, ndërsa autori i krimit, shtetas i Republikës së Shqipërisë me inicialet Xh.G. i cili drejtonte minibusin, është ndjekur penalisht , për të cilin tashmë është shpallur një vendim gjyqësor nga Gjykata Themelore e Kumanovës.

Tentativa u zbulua në një aksion të Departamentit për Punë Operative në hyrje të vendit në pikën kufitare Tabanoc, ku u realizua kontroll i detajuar i minibusit, në pronësi të një agjencie turistike nga Shqipëria, i cili transportonte shtatë pasagjerë.

“Operacioni, në të cilin përfshihej një ekip mobil, njësia K9 dhe Shërbimi i Skanerëve Mobilë, u krye shpejt dhe me efikasitet. Ekipi mobil, i cili ka përvojë të gjerë, vuri re menjëherë modifikime në automjet, pas së cilës u lëshua një qen doganor, i cili tregoi indicie për kontrabandë në të njëjtin vend. Dyshimet u konfirmuan edhe me skanimin e automjetit nga Shërbimi i Skanerëve Mobil, pas së cilës inspektorët e ekipit mobil vazhduan me heqjen e profilit, ku dhe u gjetën gjithsej 14 qese të tejdukshme që përmbanin 500 mijë euro”, tha drejtori duke shtuar se çdo përpjekje për transferim të paligjshëm ndërkufitar të parave të gatshme do të sanksionohet rëndë.

Nikollovski gjithashtu shprehu mirënjohje publike për ekipet nga Departamenti për Punë Operative për reagimin e tyre të shpejtë dhe kontrollin profesional.

Në përputhje me ligjin, devizet e sekuestruara iu dorëzuan Agjencisë për Pronën e Sekuestruar, nga ku u depozituan në Bankën Kombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.