Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion i policisë në Prishtinë, kapet 28 vjeçari i kërkuar për drogë e dhunë në familje

Gazeta10
30 Tetor 2025 - 23:29

Policia e Kosovës ka zhvilluar sonte një aksion në Prishtinë, gjatë të cilit ka arrestuar një 28 vjeçar të dënuar me 2 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale që lidhet me substanca narkotike.

Këtë  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana i cili bëri të ditur se i dyshuari ishte në kërkim edhe për dhunë në familje.

“Arrestohet një person i dënuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, sonte nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar”.

Pllana po ashtu njoftoi se i dyshuari me iniciale T.B., është dërguar në vuajtje të dënimit.

“T.B, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2 vite e 2 muaj burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe në kërkim si i dyshuar për “Dhunë në familje”. Po ashtu, gjatë operacionit të dyshuarit i është gjetur edhe një sasi e dyshuar e substancave narkotike. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në konfirmim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.