Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion kundër kontrabandës, kapet serbi që po fuste në të “zezën” duhan në Kosovë

Gazeta10
29 Prill 2026 - 14:38
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion në Novosellë në bashkëpunim me Njësitin e Hetimeve të komunës së Kamenicës, ku kanë arritur të lokalizojnë dhe të ndalojnë një rast të kontrabandimit të mallrave që po hynin ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë.

Bazuar në njoftimin e organeve të rendit, pas vëzhgimit intensiv dhe ndërhyrjes në momentin e duhur, është ndaluar automjeti VW Golf 5, ngjyrë e zezë, me targa “VR” i drejtuar nga personi B. R., shtetas i Serbisë, i lindur në vitin 1967, me vendbanim në Serbi, i cili dyshohet se kishte depërtuar ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës me qëllim transportimin e mallrave të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, zyrtarët policorë kanë zbuluar dhe kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të duhanit të dyshuar të kontrabanduar, të markave të ndryshme, konkretisht:

310 pako duhan nga 500 gramë secila, me peshë totale rreth 155 kilogramë; 41 paketime të zbrazëta, të gatshme për tregtim ilegal.

“Sasia e konsiderueshme e duhanit dyshohet se ishte destinuar për tregun ilegal, me qëllim shmangien e procedurave doganore dhe përfitim të kundërligjshëm financiar”, thuhet në njoftim.

“Të gjitha veprimet operative dhe procedurale janë zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, ndërsa rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar intensivisht nga njësitet përkatëse të Policisë Kufitare – NJHR Jugu”.

lajme të ngjashme

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.