Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion kundër narkotikëve në Prishtinë, kapen tre persona

Gazeta10
07 November 2026 - 19:49

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dyshuarit me inicialet L.H., L.XH. dhe F.M. janë ndaluar pas një aksioni të realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, më 6 nëntor, rreth orës 21:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar mbi 500 gramë substanca të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe marihuanë.

Substancat ishin të paketuara dhe të mbështjella me folie alumini, ndërsa dyshohet se të arrestuarit kishin për qëllim shitjen dhe shpërndarjen e tyre.

Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.