
Në kuadër të nismës “Jo në emrin tim”, është zhvilluar një aksion para Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur një pankartë me mbishkrimin “Ligji për mbrojtjen e UÇK-së”.
Në pankartë janë renditur emrat e deputetëve, të ndarë sipas qëndrimeve të tyre lidhur me çështjen e UÇK-së dhe nismën për ndryshimin e legjislacionit për Dhomat e Specializuara.
“Jo në emrin tim” ka organizuar ditët e fundit protesta dhe aksione në Kosovë dhe në diasporë, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.