Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksioni në veri, Sveçla: “Banka Postare Kursimore”, institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë

Gazeta10
20 May 2024 - 17:59

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës në veri të vendit ku mbyllën gjashtë njësi të të ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore”.

Ministri Sveçla ka thënë se ky institucion funksionte jashtëligjshëm në Republikën e Kosovës.

“Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi. Përgëzoj të gjitha institucionet për bashkëpunimin dhe suksesin e treguar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lidhur me aksionin, janë deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Ata bënë të ditur se aksioni ka shkruar pa ndonjë problem apo incident, dhe se qëllimi i tij ishte vendosja e rendit dhe ligjshmërisë.

“Policia e Kosovës, pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, si Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në autorizim të prokurorit kompetent, është duke zhvilluar një operacion policor në gjashtë lokacione të katër komunave në veri të Kosovës, e që janë i ashtuquajturi Trezori i Bankës Postare Kursimore (Banka Postanske Stedionice) dhe pesë filialeve të tjera të saj, që kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës.

Ky operacion policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, aksion ky i cili deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident.

Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të ashtuquajturës bankës postare kursimore ilegale, në veri të vendit janë mbyllur”, thuhej në njoftim të policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.