
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, si dhe ka propozuar që tre të miturve t’u shqiptohet dënimi me burgim, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një komunikate për media, PSRK-ja njofton se E.R., akuzohet për veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”
Po ashtu, PSRK i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, shqiptimin e dënimit me burgim ndaj të miturve T. B, M. R. dhe V. T për shkak të veprës penale të lartcekur.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës dhe propozimit për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur, i ka propozuar Gjykatës që të njëjtëve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit”, thuhet në njoftim.