
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për krime të luftës kundër popullsisë civile ndaj të pandehurit Ç.J., i nacionalitetit serb, me vendbanim në Serbi, i cili tashmë gjendet në paraburgim.
Sipas njoftimit, i pandehuri Ç.J., akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit janar të vitit 1998 deri më 21 qershor 1999, në komunën e Istogut, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka aplikuar masat e torturimit ndaj personave civil, të dëmtuarve Z.M., N.F., dhe N.C.
“Gjithashtu, kjo prokurori njofton se hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me persona të tjerë, të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Më tej, kjo prokurori bën të ditur se i pandehuri Ç.J, do të jetë nën masën e paraburgimit deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës./Gazeta10