Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit pritet të shpallet me 17 nëntor

Gazeta10
12 October 2026 - 17:32

Më 17 nëntor, Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin në rastin “12”, aty ku ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi akuzohet për pengim të drejtësisë.

Prokuroria e Specializuar në këtë rast ka kërkuar që Thaçit t’i mos numërohet koha e kaluar në paraburgim, pasi që sipas tyre, e njëjta mund të zbritet vetëm nga dënimi prej 25 vjetësh i dhënë ndaj ish-Presidentit në rastin “06” për krime lufte.

Gjykatësi Christopher Gosnell e ka caktuar paraditen e 17 nëntorit si datën për shpalljen e aktgjykimit.

“Më 12 tetor 2026, Gjykatësi i Vetëm për gjykimin e çështjes, gjykatësi Gosnell, caktoi datën për seancën e shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, e cila do të mbahet ditën e martë, 17 nëntor 2026, në orën 10:00. Më shumë hollësi do të gjeni në Urdhrin për Caktimin e Datës”, thuhet në njoftimin e gjykatës në Hagë.

Për Hashim Thaçin, në çështjen 12, Prokuroria e Speciales ka kërkuar gjashtë vjet burg.

Në një skenar çfare po kërkon ZPS, të mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim, bashkë me dënimin në çështjen “06”, dënimi total ndaj Thaçit në Speciale do të shkonte në 31 vjet burg.

Kjo pasi që Prokuroria kërkoi 6 vjet dënim për ish-Presidentin në çështjen 12.

Për të akuzuarit tjerë, Bashkim Smakajn ka kërkuar tre vjet burg, Isni Kilajn tre vjet, Fadil Fazliun tre vjet dhe Hajredin Kuçin nëntë muaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.